Deklarohet KF Gjilani pas incidentit në Skënderaj

Futboll 05 Mars 2018 07:43

Ndeshja e djeshme e Vala Superligës së Kosovës në mes Drenicës dhe Gjilanit, solli edhe njëherë në mendjen tonë momente nga e kaluara që dëshirojmë t’i harrojmë, sidomos pas pranimit në skenën ndërkombëtare.

Por, incidenti dhe tensionet ndodhen dhe gjatë ditës së djeshme përmes disa fotografive reagoi skuadra e Drenicës, duke vënë në pah lëndimet që kishte marrë lojtari i tyre Taulant Dajaku, i cili ishte lënduar në kokë pasi pjesa e tifozëve të Gjilanit kishin hedhur gjësende të forta në fushë.

Më pas reagoi edhe skuadra e KF Gjilanit përmes një komunikate, ku do të shkëpusim vetëm deklaratën lidhur me incidentin.

“Përfundimi i ndeshjes ishte mes tensioneve të krijuara në tribunë dhe vazhduar në fushë,prej 4 mintuave shtesë në minutën e 2-të pas një goditje në pjesën e shpinës Taulant Dajaku ra në tokë dhe aty u ndërpre ndeshja për të mos filluar më.Vlen të ceket se gjithashtu presion kishte edhe nga ana e drejtorit të Drenicës,që bënte presion tek vija e gjyqtarit anësorë dhe gjithashtu nuk lejoi reporterët të kryenin punën e tyre”. /Insporti.com

 

-->