Deklarohet Leo Messi pas një tjetër dështimi me Argjentinën

Futboll 20 Qershor 2019 09:11

Lionel Messi është deklaruar pas dështimit të radhës të Argjentinës, ku sërish nuk arriti të fitojë në turneun e Copa Americas.

Në garën e Kupës së Amerikës që po zhvillohet në Brazil, kombëtarja e Argjentinës e ka vetëm një pikë pas dy ndeshjeve, shkruan Insporti

Pasi e humbi 2:0 ndeshjen e parë ndaj Kolumbisë, tani argjentinasit kanë “rrëshqitur” duke barazuar 1:1 me Paraguajin në ndeshjen e dytë në grup.

Takimin e tretë në grupin B, Argjentina do ta zhvillojë kundër Katarit.


Messi e shënoi golin e vetëm të Argjetninës nga penalltia, në barazimin 1:1 kundër Paraguajit

“Do të ishte çmenduri nëse nuk avancojmë nga faza në grup, pasi që praktikisht tri ekipe kalojnë tutje nga secili grup”, tha Messi.

“Nuk kam dyshime se do t’ia dalim. Skuadra është e lënduar nga kjo situatë sepse nuk po arrijmë ta fitojmë një ndeshje të vetme, dhe ne e dimë se e sotmja ishte vendimtare për ne”, tha Messi.

Në Copa America janë tri grupe me nga katër kombëtare, ku dy të parat (dhe ka mundësi që edhe vendi i tretë), shkojnë tutje. /Insporti.com/