Del Piero e ka gjetur zgjidhjen për kampionatin italian

Futboll 26 Mars 2020 19:29

Alessandro Del Piero shpreson që përkundër urgjencës së koronavirusit, Seria A të mund të përfundojë. “Çdo gjë sillet rreth futbollit duhet të vlerësohet, qoftë edhe nga një këndvështrim ekonomik. Siguria që gjithçka të jetë në rregull në stadium, nuk është e lehtë. Nëse do të jetë e mundur një rikthim i kampionatit pa tifozë mund të jetë një zgjidhje, teksa ata mund ta ndjekin nga shtëpitë e tyre”, tha fillimisht Del Piero.

“Pinturicchio” më tej foli edhe për emergjencën e koronavirusit që ka shkaktuar një kaos në të gjithë botën. “Largimi nga skuadra për te familjet, mund të jetë një rrezik. Megjithatë, shpresojmë që shkenca të gjejë zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur “.

Nga Los Angeles, ish-kapiteni i Juventusit foli për masat e urgjencës në Shtetet e Bashkuara. “Këtu në Kaliforni, masat janë marrë vonë, rreziku është nënvlerësuar dhe infeksionet po rriten me shpejtësi. Shpresoj që një qytet i madh si Los Angeles do të na lejojë të mbajmë distancat e nevojshme”.

-->