Delegacioni i Barcelonës mbërrin në Paris për blerjen e Neymarit

Futboll 27 Gusht 2019 12:55

Barcelona ka dërguar një delegacion në Paris për të arritur marrëveshje me PSG-në për transferimin e Neymarit.

Një delegacion i Barcelonës ka mbërritur sot në Paris për të bindur PSG-në për shitjen e Neymar Jr.

E përditshmja sportive katalane Sport ka publikuar pamje ku përfaqësuesit e Barcelonës paraqiten në kryeqytetin francez në mision për ta rikthyer reprezentuesin brazilian në Camp Nou.

Barcelona sot pritet ta paraqesë ofertë të re tek PSG-ja, për t’i bindur përfundimisht për ta pranuar shitjen e Neymarit.

Reprezentuesi brazilian nuk është duke luajtur në fillim të sezonit te skuadra kampione nga Ligue 1, derisa i afrohet largimit nga klubi pas interesimit nga Barcelona, por edhe Real Madridi.