Demolli e Bogujevci refuzojnë daljen nga karantina

Sporte luftarake 26 Mars 2020 20:38

Ekipi i Përfaqësueses së Kosovës në boks tash e sa ditë është duke qëndruar në karantinë, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku u vendosën pas kthimit nga Londra, ku ishin për të marrë pjesë në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike, shkruan Insporti.com.

Dy anëtarët e ekipit, trajneri Shefki Bogujevci dhe sekretari i Federatës, Latif Demolli, sot kanë mundur të shkojnë në shtëpitë e tyre, por e kanë refuzuar një gjë të tillë, duke mos dashur të ndahen nga të tjerët.

Kështu ka njoftuar Demolli me anë të një postimi në Facebook.

Postimi i Latif Demollit:

”KAPITENI, I FUNDIT E LESHON ANIJEN”

Sot ne mesdit nga Ministria e Shendetsis arriten dy letra lirimi nga karantina ne Qendren e Studenteve,per mua dhe Shefki Bogujevcin por jo edhe per selektorin Besim Brahimi,boksieren Donjeta Sadiku e boksieret Shpetim Bajoku, Patriot Behrami ,Besart Pireva .Pa menduar dy here,e refuzuam daljen pa tere ekipin Olimpik te boksit .Se bashku kemi ardhur dhe se bashku do te dalim perkunder mallit per kethim te familja.

Une si pergjegjes i ekipit e kam pergjegjsin dhe detyren te qendroj me ekipin deri ne diten e fundit dhe deri sa gjithe ekipi te shkon ne shtepite e tyre.

Un jam pergjegjesi prej dites se shkuarjes ne Londer e deri te kthimi i ekipit ne shtepit e tyre.

Nje thenje e vjeter thote : Kapiteni i anijes leshon anijen qe po fundoset vetem pasi te bindet se te gjithe udhetaret dhe stafi kane shpetuar,dhe per mua dhe Shefkiun ky veprim ishte normal. “Kapieni i fundit brak anijen”

Ekipi Olimpik i boksit

-->