Demolli optimist për garën në Buzet

FASK 14 Shtator 2019 14:14

Gazmend Demolli është njëri nga 7 automobilistët kosovarë që këtë fundjavë marrin pjesë në garën e madhe që zhvillohet në Buzet të Kroacisë, e vlefshme për Kampionatin Evropian.

Demolli merr pjesë për herë të parë në një garë të përmasave dhe rëndësisë së tillë, por, megjithatë, është optimist për rezultat të mirë.

“Për mua është hera e parë që marr pjesë në Buzet, por e di që është garë shumë e fortë dhe prestigjioze. Konkurrenca është shumë e madhe, por edhe dëshira për të sprovuar veten është e tillë. Pikërisht fakti që ka konkurrencë të jashtëzakonshme e bën edhe më interesante garën, prandaj të presim si do të rrjedhin gjërat, por gjithsesi që jemi optimistë për rezultate të mira”, ka thënë Demolli për Insporti.com.

-->