Dëmtimi i Demiral, ja sa do të mungojë mbrojtësi turk

Futboll 04 Dhjetor 2020 09:25

Lajm i keq për Juventusin pas ndeshjes së Championsit me Dinamon e Kievit.

Merih Demiral do të duhet të qëndrojë jashtë të paktën për dhjetë ditë për shkak të një dëmtimit të muskulit “rectus femoris” të kofshës së djathtë.


Mbrojtësi u dëmtua pikërisht ndaj ukrainasve dhe u zëvendësua nga Dragusin njëzet minuta para fundit të ndeshjes. Gjendja fizike e mbrojtësit turk do të rivlerësohet brenda dhjetë ditësh.

Për Demiral, pra, parashikohet një ndalesë e re menjëherë pas kthimit të tij, duke pasur parasysh që pat humbur Ferencvarosin dhe Beneventon po për dëmtim muskulor. Me Chiellini jashtë, duhet të jetë radha e Danilos për t’u rreshtuar përkrah Bonuccit dhe De Ligt në mbrojtje kundër Torinos në derbin e së shtunës pasdite. /Insporti/

-->