Dëmtohet Ter Stegen, në dyshim për finalen e Copa del Rey

Futboll 16 Maj 2019 18:31

Lajme jo të mira vijnë nga kampi i Barcelonës, ku gardiani i portës Ter Stegen është dëmtuar dhe është në dyshim për finale e Copa del Rey.

Pas Luis Suarez, për të cilin tashmë ka përfunduar sezoni, edhe portieri, Andre ter Stegen, mund të humbasë finales e Copa del Rey.

Barcelona ka njoftuar se portieri gjerman është duke pasur probleme me gjurin e djathtë dhe se lojtari nuk është i gatshëm për lojë, gjithçka do të varet se si do të shkojë rikuperimi.

Kështu, ai do të humbasë ndeshjen e fundit të sezonit, të dielën kundër Eibarit dhe është në dyshim edhe për finalen e 25 majit kundër Valencias./Insporti