Dënimi më i çuditshëm i dhënë nga UEFA për një skuadër (Foto)

Futboll 07 Qershor 2018 14:56

Skuadra turke e Besiktas është dënuar me një gjobë prej 35.000 euro nga UEFA siç është cekur për “organizimit të mangët”, pasi gjyqtari Michael Oliver kishte qenë i detyruar ta ndërpriste ndeshjen në pjesën e dytë të takimit Besiktas – Bayern Munchen, në çerekfinale të Champions League.

Ndërprerja erdhi si pasoj që një mace i kishte ikur sigurimit të stadiumit “Vodafone Park” në Stamboll dhe ishte futur në fushë.

Në deklaratën e lëshuar nga UEFA, është cekur se klubi i Besiktas është penalizuar po ashtu edhe për shkak të hedhjes së gjësendeve dhe bllokimin e shkallëve të stadiumin nga tifozët turk. /Insporti.com

-->