Denis Suarez impresionoi lojtarët e Arsenalit, pas asaj që bëri në stërvitjen e tij të parë me klubin

Futboll 02 Shkurt 2019 15:28

Pas shumë spekulimeve dhe negociatave, Denis Suarez më në fund kaloi tek Arsenali, një ditë para se të mbyllej afati kalimtar i janarit.

Mesfushori pati pak hapësira te Barcelona, dhe vazhdimisht lidhej me një largim nga “Camp Nou”, transmeton Insporti.

Të dy klubet raportohet se ishin të vendosura të arrihej një marrëveshje, por u vonua më shumë se që pritej, për shkak të mënyrës së lëvizjes.

Barca kërkonte transferimin pemanent të tij, derisa Arsenali insistonte që ta merrte mesfushorin në formë huazimi.

p1d2n71ont1vd7g31kgagnt19rg9.jpg

Në fund, “Topçinjëve” iu plotësua dëshira, por në kontratën e lojtarit është përfshirë opsioni i transferimit permanent në fund të sezonit.

Sidoqoftë, të premten, ai pati sesionin e parë stërvitor me skuadrën e re.

Kamerat kapën një moment tejet interesant të 25-vjeçarit, duke shënuar një gol briliant në fushën stërvitore.

Ai kontrollon topin në afërsi të zonës, para se të lansojë një goditje me efej në qoshen e djathtë të portës.

Shikoni më poshtë. /Insporti.com/

-->