Dënohen Kessie dhe Bakayoko

Futboll 19 Prill 2019 15:56

Ekspozimi i fanellës së Francesco Acerbit para tifozerisë ultras të Milanit, në ndeshjen ndaj Lazio, nga ana e Frank Kessie dhe Tiemoue Bakayoko, solli shumë polemika për ditë me radhë në Itali.

Sot, “Ansa” ka zbuluar se të dy lojtarët e Milanit janë gjobitur me nga 33 mijë euro secili, ndërsa klubi 20 mijë.

Në total është një gjobë prej 86 mijë eurosh për veprimin e dy lojtarëve në fund të ndeshjes, që më pas kërkuan falje publikisht duke thënë se nuk kishin qëllim ofendimi ndaj kundërshtarit.

Gjithsesi kjo gjobë u ul në një të tretën e vlerës së saj, sepse lojtarët kërkuan ndjesë publike dhe pranuan fajësinë e tyre./Insporti