Dënohen nga UEFA dy ekipet gjysmëfinaliste të Champions

Shtëpia e futbollit evropian UEFA, sot ka publikuar raportin e saj disiplinor, ku janë vërejtur disa dënime që lidhen për skuadrat gjysmëfinaliste të Champions League.
Fillimisht, lidhur me ndeshjen e dytë gjysmëfinale e cila u zhvillua në “Olimpico” në mes Romës dhe Liverpool, UEFA ka dënuar të dyja skuadrat, për shkak të ndezjes së fishekzjarrëve nga tifozët e ekipeve në fjalë.
Te Roma, ndëshkim ka marrë edhe presidenti i klubit italian, James Pallotta, lidhur me komentet e tij pas ndeshjes, që akuzonin UEFA-n për mos përdorimin e teknologjisë VAR, pas ankesave nga skuadra romake për disa momente kontestuese gjatë takimit.
Kurse, po ashtu edhe Liverpool është akuzuar për ndezje të fishekzjarrëve dhe rasti do të shqyrtohet më 31 maj nga Komisioni i UEFA-s pranë Trupës së Etikës dhe Disiplinës. /Insporti.com