Dënohet Alvaro Morata

Futboll 01 Dhjetor 2020 17:38

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata raportohet se është dënuar me dy ndeshje mos lojë pasi u ndëshkua me të kuq në ndeshjen kundër Beneventos.

Sipas mediave në Itali, sulmuesi spanjoll, i cili shënoi golin e parë në parë në barazimin 1-1 kudër Beneventes, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 97-të kështu që do ta humbet Derbin e Qytetit kundër Torinos që do të zhvillohet në vikend dhe ndeshjen e ardhshme kundër Genoas në Serie A.

Siç raporto Calciomercato.com, Komisioni për Disiplinë e ka suspenduar sulmuesin e bardhezinjve për dy ndeshje për “shkak të mosrespektit që e ka bërë ndaj arbitrit në fushë në fund të ndeshjes”.

Pirlo po ashtu ka konfirmuar se Paulo Dybala do të jetë në bankë në ndeshjen e nesërm  kundër Dynamo Kievit, derisa ai do të luajë në derbi kundër Torinos të shtunën.

-->