Dënohet Pep Guardiola!
Futboll
23 Shkurt 2018
16:31

Trajneri Machester Cityt Pep Guardiola është ndëshkuar nga Federata Angleze për shkak se ka vendosur në veshjen e tij në fjongo me ngjyrë të verdhë, që përçon mesazh politik. Ai është ndëshkuar sepse ka thyer rregulloren e veshjes dhe të reklamave, gjatë ndeshjeve me Manchester Cityn.
Guardiola në nëntor të vitit të kaluar kishte thënë se këtë fjongo e bartë për shkak të burgosurve politik në vendlindjen e tij Katalunia, duke aluduar me arrestimet e bëra gjatë referendumit të shpalljes së pavarësisë së Katalunisë nga Spanja.
Guardiola ka afat deri me 5 mars të ankohet për vendimin e marrë për ndëshkimin e tij nga Fedaratës Angleze. /Insporti.com