Dënohet Tahir Batatina dhe klubi i Prishtinës

Futboll 18 Maj 2019 13:09

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 17.05.2019, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet disiplinore të filluara nga ana e Komisionit të Garave për kundërvajtësit pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 15 dhe 16.05.2019 dhe nga të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare dhe deklaratave plotësuese konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E

SKËNDER MUSTAFA; trajner i portierëve në klubin e futbollit “DRENICA“ nga Skënderaj me numër të ID kartelës; 010189M66 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive (raportet zyrtare; ofendime dhe kërcnime drejtuar vëzhguesit të referimit Isa Mustafa pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e javës së ; XXXI-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – DRENICA e zhvilluar me datë 10.05.2019 në Prishtinë. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 4; DENOHET; me ndalesë kryerjes së funksionit të trajnerit dhe detyrave tjera në klub në kohëzgjatje për; 4 (katër) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

TAHIR BATATINA; kryetrajner në klubin e futbollit “LLAPI 1932“ nga Podujeva, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për shkelje të etikes sportive (inçizimet televizive; pas përfundimit të ndeshjeve për media deklarohet së “Prishtina kurrë nuk do të bëhet kampion dhe besoj që nuk do të bëhët“ sipas tij fajin për këtë e bartin krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës me bashkëpunëtorët e tyre) në ndeshjen e javës së ; XXXI-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – LLAPI 1932, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 59 pika 2 paragrafi 1 pika 2 dhe neni 10 paragrafi 2; DENOHET me të holla në shumë prej; 500 euro (pesëqind euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KF “LLAPI 1932“ nga Podujeva në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për hyrje të disa shikuesve të ekipit të tyre në fushë – nga grupi i simpatizuesve “Legjendat“ minuta e 89 të cilët kaluan rrethojat, morën dy topa të lojës dhe hodhën disa mjete piroteknike – flakadan në shtegun e atletikës dhe në tribuna në ndeshjen e javës së; XXXI-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – LLAPI 1932 e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 51 paragrafi 1 pika; DENOHET; me shqiptimin e masës disiplinore të; QORTIMIT

KF “PRISHTINA“ nga Prishtina në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së; XXXI-të të IPKO SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – LLAPI 1932 e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare; nuk ndërmerr masat e nevojshme organizative dhe të sigurisë). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 1 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2/1 ; DENOHET; me të holla në shumë prej 1000 euro (njëmijë euro); Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KF “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXVIII-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FUSHË KOSOVA – VLLAZNIA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Fushë Kosovë; raportet zyrtare; (nuk ndërmerr masat e nevojshme organizative dhe të sigurisë; ku para fillimit të ndeshjes ish-lojtari i F. Kosovës, Besim Gjurevci i pa penguar hynë në dhomën e gjyqtarëve, i fyen dhe i kërcënon ata) raste tjera të evidentuara si lëshime ishin minutat 28,38,44 dhe 87 ku pati ndezje të flakadanëve). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 1 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2/2; DENOHET; me të holla në shumë prej ; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

 

SEVDAI KASTRATI; zyrtar i klubit të futbollit “DARDANA“ nga Kamenica në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për sjellje të gabuara (raportet zyrtare; fyerje, ofendime të rënda drejtuar gjyqtarëve para dhe gjatë gjithë zhvillimit të takimit) në ndeshjen e javës së; XXVIII-të Ligës së dytë të futbollit; ULPIANA – DARDANA e zhvilluar me datë 13.05.2019 në stadiumin e qytetit në Lipjan. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 4; DENOHET; me ndalesë të kryerjes së funksioneve zyrtare në klub në kohëzgjatje për; 6 muaj; (gjashtë muaj) për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

FAHRI RASHITI; lojtar i klubit të futbollit: “KIKA“ nga Hogoshti me numer të ID kartelës 002108M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive; 17 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje nga prapa në lojtarin kundërshtar si lojtar fundor) në ndeshjen e javës së; XXIX-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – KIKA e zhvilluar me datë 15.05.2019 në stadiumin olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë. Bazuar në raportet zyrtare konform Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3; DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

DRILON BAHOLLI; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “2 KORRIKU“ nga Prishtina me numër të ID kartelës 010771M85 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për përjashtim – largim nga pankina – hapësira teknike e lojtarëve rezervë (Protestime të vrazhda drejtuar asistentit të parë) në ndeshjen e javës së; XXIX-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 2 KORRIKU – DUKAGJINI e zhvilluar me datë 15.05.2019 në Prishtinë; Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 3; DENOHET; me të holla në shumë prej; 200 euro (dyqindë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

RUSHIT BALLOVCI; zyrtar i klubit të futbollit “2 KORRIKU“ nga Prishtina në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për përjashtim – largim nga hapsira teknike (protestime dhe ofendime verbale drejtuar asistentit të parë) në ndeshjen e javës së; XXIX-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 2 KORRIKU – DUKAGJINI e zhvilluar me datë 15.05.2019 në Prishtinë. Në mungesë të deklaratës vetanake dhe raporteve shtesë, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1; PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e detyrave zyrtare në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim Rushit Ballovci, lidhur me rastin. Afati date 20.05.2019

KF “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova në procedureë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave; motivi; aktivizimin e lojtarit Hekuran Hyseni me numër të ID kartelës 0003174M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 2 në vend të lojtarit Nebih Krasniqi me numër të ID kartelës 003173M99 dhe me këtë ka bërë shkelje të rëndë të nenit 76 paragrafi 1 pika 7 të Rregullores së garave ku është aktivizuar lojtari i cili nuk ka qenë në protokollin zyrtar të ndeshjes së javës së XXIX-të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENASI – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 15.05.2019 në Drenas dhe me këtë komisioni konstaton së ky veprim ishte i qëllimshëm nga ana e klubit të futbollit Fushë Kosova. Bazuar në Rregulloren disiplinore kapitulli II/15 (për mashtrim dhe sjellje në lajthim) neni 63 paragrafi 1 pika 1 dhe 6; klubi i futbollit “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova; DENOHET; me pikë negative; me marrjen e; 9 (nëntë) pikëve nga numri i përgjithshëm i pikëve të fituara deri më tani.

NASER AHMETI; zyrtar i klubit të futbollit “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova me numër të ID kartelës 004334M në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për mashtrim dhe sjellje në lajthim (jep të dhëna jo të sakta në protokollin e ndeshjes në aktivizimin e lojtarit të pa qenë) në ndeshjen e javës së; XXIX-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENASI – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 15.05.2019 në Drenas; PEZULLOHET; pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim Naser Ahmeti, lidhur me rastin. Afati datë 20.05.2019 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

QENDRIM KIDA; kryetrajner në klubin e futbollit “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova me numër të ID kartelës; 003609M85 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për aktivizimin e lojtarit i cili nuk ka qenë i shënuar në protokollin zyrtar të ndeshjes së javës së; XXIX-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENASI – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 15.05.2019 në Drenas; PEZULLOHET; pa të drejtë në ushtrimin e zejës së trajnerit në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të Komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga trajneri në pezullim Qendrim Kida lidhur me rastin. Afati datë 20.05.2019. (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

HEKURAN HYSENI; lojtar i klubit të futbollit “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova me numër të ID kartelës; 003174M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 2, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për aktivizim në lojë në vend të lojtarit të paqenë në protokollin zyrtar të ndeshjës së javës së; XXIX-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENASI – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 15.05.2019 në Drenas; PEZULLOHET pa të drejtë loje për ndeshjet vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të Komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim; Hekuran Hyseni. Afati datë 20.05.2019 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

-->