Deontay Wilder bëhet tapë për vitin e ri

Sporte luftarake 01 Janar 2019 16:58

Kampioni aktual i botës në versionin WBC në peshën e rëndë në boksin profesionist Deontay Wilder, u ka uruar vitin e ri të gjithë përcjellësve të tij në twitter.

Në video Wilder shihet duke hapur një shishe të shampanjës, por nga mënyra se si flet dhe si feston është evidente se Wilder kishte filluar të konsumojë alkool, para se të hapte shishen në fjalë.

Për më shumë shikoni urimin e tij në twitter, për vitin e ri, që premton të jetë më i rëndësishmi në karrierën e tij, meqë sivjet do të duhet të mbrojë titullin në WBC më Tyson Furyn dhe eventualisht të sfidojë Anthony Joshuan në aatë që do të ishte dueli kryesor i dekadës, për unifikim të titullit të botës, raporton Insporti.