Deontay Wilder tregon fituesin e meçit Miller – Joshua

Boks 11 Mars 2019 09:52

Boksieri amerikan, Deontay Wilder beson se Jarrell Miller do t’ia shkaktojë humbjen e parë Anthony Joshua.

Meçi ndërmjet Miller dhe Joshua do të zhvillohet në muajin qershor, në New York.

Joshua do boksojë për herë të parë në Amerikë dhe  do të përballet me boksierin vendas, Miller, i cili është nga Brooklyn.

Miller ka premtuar se do ta nokautojë Joshua dhe do t’ia rrëmbejë titujt.

Në mbështetje të Miller, ka dalur bashkëvendasi i tij, Deontay Wilder, i cili beson se Miller do ta mposht boksierin britanik.

“Unë e shoh Millerin fitues. E shohë në dy mënyra, Miller mund ta lodhë atë, njëjtë si Vladimir Klitschko që e kishte lodhur. Ndoshta nuk do të fitojë me nokaut, por besoj me pikë do ta mposht. Është një meç i mirë, le të fitojë më i miri”, tha Wilder për Blue Blood Sports TV, transmeton Insporti.com.

Javë më parë rimeçi ndërmjet Wilder dhe Tyson Fury, u anulua pasi Fury arriti marrëveshje promocionale me Top Rank dhe televizionin amerikan ESPN, të cilët kanë vendosur që ai të mos boksojë me Wilder.

Wilder ka shtuar se me shumë gjasa do të boksojë me Joshuan, para rimeçit me Fury. /Insporti.com/