Depërtimi fenomenal i Messit, shikojeni nga një tjetër kënd

Futboll 03 Tetor 2019 09:53

Lionel Messi ka startuar për herë të parë në sezonin e ri te Barcelona mbrëmjen e së mërkurës ku skuadra e tij mundi Interin.

Barcelona siguroi fitore me rezultat 2:1 kundër Interit në Ligë të Kampionëve falë dy golave në pjesën e dytë nga Luis Suarez, por Messi ishte lojtari që krijoi golin e fitores pas një performance të shkëlqyer individuale.

Messi, i cili ka pasur probleme me gjendjen e tij fizike, shënoi në rikthimin si titullar duke prodhuar një asistim magjik për uruguaianin.

32-vjeçari depërtoi duke lënë dy lojtarë të Interit prapa, para se të gjente në formë të bukur Suarezin.

Pamjet e këtij momenti janë kapur edhe nga një tifoz i pranishëm në Camp Nou dhe momenti në fjalë duket edhe më mbreslënës.