Derbi i “Anamoravës”, Drita – Gjilani: Flasin Ardian Nuhiu dhe Ismet Munishi

Futboll 25 Shtator 2021 10:50

Drita dhe Gjilani, do të përballen mes vetë në derbin e javës së 6-të të Superligës së Kosovës.

Dy skuadrat nga Anamorava do të luajnë të dielën nga ora 15:00 në “Fadil Vokrri”, ku pritet të jetë një ndeshje interesante si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Objektivi i vetëm i dy klubeve në këtë ndeshje është vetëm fitorja.

Drita deri më tani ka arritur të tubojë 11 pikë dhe është në vendin e dytë, ndërsa Gjilani ka marr 6 pikë dhe është në vendin e pestë.

Nuhiu: Ndeshje e veçantë për tifozët tanë

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu para takimit e ka veçuar si të rëndësishme për “Intelektualët”.

“Ndeshje e veçantë për ne e veçanërisht për tifozët tanë. Në këtë takim kemi krijuar një ide për mënyrën se si do t’i qasim dhe besoj se do të përformojmë në mënyrën me të mirë. Në derbi nuk shikohet se çfarë starti ka pasi gjithçka flitet me përformancën brenda në fushë”, ka thënë  Nuhiu për RTV Dukagjini.

Munishi: Motivi është i madh

Gjilani nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në Superligë dhe fitorja duket të jetë vendimtare për ta.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, e shikon si një derbi shumë të rëndësishëm.

“Motivi është madh, pasi presim shumë nga kjo ndeshje. Masat i kemi marrë dhe jemi përgatitur shumë. Ne e dimë se çfarë është derbi si për ne, tifozë tanë dhe mbarë opinionin. Ne masat i kemi marrë dhe shkojmë me pozitivitetin me të madh në këtë ndeshje”, tha Munishi për RTV Dukagjinin

Ai tutje ka thënë se kundërshtarët e tij janë mbrojtur me nga dhjetë lojtarë.

“Nuk është pjesa që ne nuk kemi luajtur mirë, por kundërshtarët janë mbrojtur me dhjetë veta. Na nuk jemi ata që të luajmë taktikën e kundërshtarit, por duhet të shpërthejmë, të jemi me konkret dhe me të koncentruar”.

“Ne nuk jemi aspak të kënaqur me startin edhe pse kemi mundur të fitojmë me shumë pikë”, ka thënë Munishi për RTV Dukagjini.

-->