Derbi i Berlinit, dy gola për një minutë

Futboll 22 Maj 2020 21:57

Hertha Berlin ka shënuar dy gola për një minutë, në ndeshjen derbi kundër Union Berlin. Në minutën e 51-të u zhbllokua ndeshja pas një krosimi në zonë, që u kthye në gol nga Vedad Ibisevic. 35-vjeccari i sulmit, me kokë nuk gaboi dhe ndëshkoi miqtë.

Hertha Berlin, në sulmin e ardhshëm pas nisjes së topit nga mesi i fushës, ia doli të realizonte edhe të dytin gol. Ibisevic ishte protagonist me vertikalizimin e tij, ndërkohë që Lukebakio shmangu portierin dhe realizoi.

-->