Derbi i kryeqytetit ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës do të zhvillohet në këtë stadium

Futboll 12 Shkurt 2019 16:22

Vetëm tre ditë na ndajnë nga fillimi stinorit pranveror i sezonit 2018/19 i Superligës së Kosovës.

Këtë fundjavë vëmendja do të jetë tek derbi i kryeqytetit ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës, shkruan Insporti.com.

Flamurtari është skuadra vendase, por që ka vendosur që ndeshja ta zhvillohet në stadiumin e Prishtinës.

Derbi i dy rivalëve të vjetër do të zhvillohet të hënën me fillim të orës 13:30.

Prishtina momentalisht e udhëheq tabelën në Superligë me 40 pikë të grumbulluara kurse Flamurtari ndodhet e shtata me 22 pikë të mbledhura.