Derbi, Llapi – Gjilani mbyllet pa gola

Futboll 28 Nëntor 2021 15:25

Superliga e Kosovës vazhdoi sot me tri ndeshjet e radhës, në kuadër të xhiros së 16-të, shkruan Insporti.

5 km në periferi të qytetit të Podujevës, përkatësisht në stadiumin që dikur ishte në pronësi të ish- kampionit të Kosovës, skuadrës “KF Hysi”, Llapi dhe Gjilani mbyllën takimin me rezultat të barabartë, pa gola 0:0.

Vendasit rrezikuan me anë të Valmir Veliut dhe Alef Firmino, ndërsa mysafirët me anë të Keita Razak, Gergard Progni dhe Fiton Hajdari, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.

Llapjanët janë duke kaluar nëpër një formë të mirë, teksa kanë regjistruar katër fitore radhazi. Kurse, gjilanasit që ishin lider në tabelë hyrën në këtë takim pas dy fitoreve radhazi.

Pas këtij barazimi, Gjilani rënditet në pozitën e dytë me 29 pikë, me Llapin në pozitën e tretë me 25 pikë.

/Insporti.com

-->