Derbi më i madh i futbollit kosovar luhet në fund të këtij muaji

Futboll 06 Gusht 2018 11:26

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë e ka përpiluar kalendarin e garave për këto dy rangje si dhe për  Kupën e Kosovës për stinorin vjeshtor, njofton Federata e Futbollit të Kosovës, përcjell Insporti.

Edicioni i ri në Superligë do të nisë në fundjavën e tretë të muajit gusht, derisa do të përmbyllet në fundjavën e parë të muajit dhjetor.

Stinori vjeshtor do të fillojë me 18 gusht dhe do të përfundojë më 2 dhjetor.

Ndërkohë, derbi i madh i futbollit kosovar ndërmjet Gjilanit dhe Dritës që i takon xhiros 7 do të zhvillohet më 29 ose 30 shtator. /Insporti.com/

-->