Derbi mes Nuhiut dhe Celinës – kështu u vlerësuan yjet e Kosovës

Futboll 09 Nëntor 2019 19:09

Sheffield Wednesday dhe Swansea City kanë ndarë pikët në derbin e javës së 16-të në Championshipin anglez sot.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Hillsborough’ përfundoi me rezultat të barabartë 2:2, shkruan Zëri.info.

Futbollistët e Kosovës Atdhe Nuhiu dhe Bersant Celina luajtën nga minuta e parë në këtë ndeshje.

Atdhe Nuhiu luajti 66 minuta sot, derisa bëri një paraqitje të mirë në sulm.

Nga ‘WhoScored’, sulmuesi i Kosovës u vlerësua me notën 7.1 për angazhimin e tij në sulm.

Nga ana tjetër, te Swansea, Celina luajti 83 minuta, dhe në fund u vlerësua me notën 6.4.

Pas 16 javësh, Sheffieldi renditet në vendin e shtatë me 25 pikë, kurse Swansea në vendin e katërt me 29 sosh