Derbit e La Ligas – ndeshjet më të sigurta në bastore

Futboll 03 Mars 2018 12:22

Vikendi është koha e futbollit dhe tiketave të bastoreve dhe këtë fundjavë, një prej ndeshjeve kryesore është një derbi i së shtunës në La Liga ndërmjet Sevillas dhe Athletic Bilbaos që është edhe shumë lehtë i parashikueshëm, nëse i besoni statistikave.

Nëntë ndeshjet e fundit midis këtyre dy ekipeve kanë ardhë fiks 1, me fjalë të tjera ekipi vendës ka shënuar fitore dhe që nga sezoni 2014/15 këto dy ekipe nuk kanë barazuar asnjëherë.

Po ashtu për shkak të paralajmërimeve se Bilbao mund të pushojë disa prej lojtarëve për ndeshjen e mesjavës në Europa League, ku do të jetë mysafire e Olympique Marseille, beoshet se Sevilla është favorit të në këtë ndeshje dhe dëshmi shtesë për këtë është edhe kuota prej 1,6 për tipin 1.

Një tjetër takim i La Ligas, por që zhvillohet të dielën dhe është deri i xhiros e ndoshta edhe i sezonit po ashtu “lexohet “ nga statistikat. Fjala është për duelin ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madridit. Nëntë takime te fundit ndërmjet këtyre dy gjigantëve të futbollit spanjoll, kanë përfunduar me 2-3 gola të shënuar dhe këtu po flasim për takimet në La Liga, Kupë të Mbretit dhe në Ligën e Kampionëve, kurse tetë nga këto nëntë takime kanë përfunduar edhe me epilog GG, pra 2:1, 1:1 ose 1:2.

Për ju që besoni në tradita dhe statika, ia vlen të ju rikujtojmë edha disa ndeshje që këtë vikend duket ë “të sigurta”.

Schalke 04 këtë fundjavë ballafaqohet me Herthan dhe këtë ekip e ka mposhtur në jo më pak se 9 ndeshjet e fundit me Gelsenkirchen, kurse kuota për 1 ëhstë 1,7.

Një takim tjetër që mund të luhet me gola, pa e lodhur kokën për fituesin e ose rezultatin final është ai ndërmjet Wolfsburgut dhe Leverkusenit. Nënte takimet e fundit të këtyre dy ekipeve kanë përfunduar GG, pra të dyja ekipet kanë shënuar së paku nga një herë.