“Derby Della Madonnina” i takon Interit

Futboll 17 Mars 2019 22:27

Interi ka shënuar një fitore të rëndësishme kundër rivalit lokal, Milanit në atë që njihet si “Derby della Madonnina”, të dielën mbrëma.

“Nerazzurrët” treguan paraqitje dominuese duke kaluar në epërsi pas vetëm tre minutave lojë. Matias Vecino realizoi për 1-0, transmeton Insporti.

Stefan De Vrij dyfishoi epërsinë e Interit në minutën e 51-të, para se Tiemoue Bakayoko të ngushtonte rezultatin duke shënuar për 2-1 në minutën e 57-të.

Lautaro Martinez realizoi nga penalltia për t’i dhënë epërsinë e tretë Interit në minutën e 67-të, para se Mateo Musacchio të shënonte për rezultatin përfundimtar katër minuta më vonë.

Pas kësaj fitore, Interi ngritet në pozitën e tretë me 53 pikë, ndërsa Milani bie në të katërtën me 51 pikë. /Insporti.com/