Deri këtu ka mbërri puna – Peja varet nga Kerasani

Superliga 22 Prill 2018 11:06

Sot përfundon sezoni i rregullt i IP Superligës së Kosovës në basketboll. Përderisa dihet që Sigal Prishtina, Bashkimi, Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli, në këtë radhitje do të hyjnë në plejof dhe do të luftojnë për titullin e kampionit të Kosovës, në fund të tabelës gjërat do të qartësohen në ndeshjen e fundit të sezonit.

Kerasani, ekipi që do të përfundojë i teti dhe do të bie nga Superliga mban në duar fatin e Pejës, kampionit të shumëfishtë të Kosovës dhe ekipit që sezonin e kaluar luante në FIBA Europe Cup.

Tregimi se si ka ardhë Peja deri në këtë situatë, është i gjatë dhe komplikuar, por ky tregim do të bëhet edhe më dramatik nëse Peja sonte pëson nga Kerasani dhe i duhet të luajë barazh.

1. Sigal Prishtina27155 pikë
2. Bashkimi23551
3. Rahoveci161244
4. Golden Eagle Ylli151343
5. Trepça121640
6. Borea72135
7. Peja72034
8. Kerasan Prishtina42331

Nëse Peja fiton, e siguron mbijetesën në Superligë, Kerasani bie nga liga, kurse në barazh, gjegjëisht plej aut do të luajë Borea, që dje pësoi nga Golden Eagle Ylli në Suharekë.

Nëse Kerasani fiton, prapë bie nga liga, por Borea shpëton dhe Peja luan në plej aut. Ky duel fillon në ora 19:00 dhe zhvillohet në Pallatin e Rinisë.