Deri më 2025 ‘bavarez’ – ylli i Bayernit zgjat qëndrimin te klubi

Futboll 20 Prill 2020 18:23

Bayern Munichu ka rinovuar me futbollistin e talentuar kanadez, Alphonso Davies.

19-vjeçari ka lënë përshtypje ndërsa luante në të majtë në mbrojtje për skuadrën gjermane në sezonin 2019/20, dhe është shpërblyer me një kontratë të re pesë-vjeçare, duke e zgjatur kështu deri në vitin 2025 qëndrimin e tij në ‘Allianz Arena’.

Davies bëri 21 paraqitje në ligë për bavarezët këtë sezon, duke shënuar një herë, para se edicioni të pezullohej për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Ylli kanadez gjithashtu pati një paraqitje mbreslënëse për gjigantin gjerman, në Ligën e Kampionëve ndaj Chelseat.

-->