Dëshmitarja përshkruan tmerrin në sulmin ndaj Ozilit e Kolashinacit

Dy futbollistë të Arsenalit, Mesut Ozil e Sead Kolashinac kanë pasur një incident me disa banditë. Ngjarja ka ndodhur në pasditen e së enjtes në Londër.
Azuka Alintah, dëshmitare e rastit, e ka përshkruar si të tmerrshme atë që ka parë. “Ishte krejtësisht çmenduri dhe e çuditshme. Makina e tij (e Ozilit) ishte duke qëndruar atje bosh në mes të rrugës me derën e të hapur. Ozil dukej absolutisht i tmerruar, siç do të ishte çdokush pasi u ndoq nga njerëzit me thika. Perëndia e di se çfarë do të kishte ndodhur nëse do ta kapnin. Nuk prisni të ndodhë diçka e tillë, veçanërisht në orët e para të pasdites”, ka thënë Alintah.
Ozil mund të kalonte shumë më keq, sikur në ndihmë mos t’i dilte bashkëlojtari i tij Kolashinac dhe njerëz të tjerë që ishin në një restaurant aty afër.
Mesut Ozil’s car got jumped, Kolasinac jumped out and backed the beef. #YaGunnersYa pic.twitter.com/CxsJeiCvxw
— James (@smhjaames) July 25, 2019