Dëshmoi kundër 2 futbollistëve të njohur, modelja bie nga ballkoni

Futboll 17 Maj 2019 23:36

Modelja e njohur ruse, Ekaterina “Katja” Bobkova, e cila ishte dëshmitare shumë e rëndësishme në gjyqin e 2 futbollistëve të kombëtares ruse Pavel Mamayev dhe Aleksandr Kokorin, ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në Republikën Çeke, teksa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bobkova ndodhej në shoqërinë e një grupi miqsh, mes tyre senatore dhe biznesmenë rus ditën që kishte rënë nga ballkoni.

 

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje, teksa organet përkatëse janë duke hetuar për zbardhjen e ngjarjes.

Nderkohë futbollistët rusë Mamaev dhe Kokorini u dënuan me nga 17 dhe 18 muaj secili për dhunim të një zyrtari rus.

Modelja ishte dëshmitare kyçe në gjyqin kundër futbollistëve, teksa nuk përjashtohet mundësia e ndonjë hakmarrje. /albeu.com/