Dëshpëron Real Madrid, “kënaqet” me një pikë

Futboll 15 Prill 2019 23:02

Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një pikë në duelin e zhvilluar si mysafirë të Leganes me shifrat 1:1.

Pjesa e parë kaloi nën domonimin e madrilenëve,ku krijuan disa raste përmes Marco Asensios si dhe Karim Benzemas.

Megjithatë të parën në avantazh kaluan vendasit në një aksion që nuk përbënte aq rrezik.

Ishte Jonathan Silva ai i cili nuk lejoi që pjesa e parë të mbyllet 0:0.

Silva menjë goditje mjeshtërore e dërgoi topin në rrjetë.

Gjashtë minuta pasi filloi pjesa e dytë, “mbretërit” realizuan golin e barazimit me anë të Karim Benzemas.

Marcelo goditi fuqishëm topin shtatë minuta para se të përfundoj ndeshja, por që Cuellar nuk lejoi që të mposhtet porta e tij.

Deri në fund nuk pati ndryshim të shifrave ne takimin që u mbyllë 1:1.

Pas kësaj, Reali zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me 63 pikë ndërsa Leganes ngjitët në vendin e 11 me 41 pikë.