Dështoi në kthimin e tij në Madrid, Ronaldo e ka këtë porosi për juventinët

Futboll 21 Shkurt 2019 09:29

Cristiano Ronaldo përmes një postimi në rrjetet sociale u ka kërkuar bashkëlojtarëve të Juventusi dhe gjithë tifozëve të kësaj skuadre se duhet të besojnë në ndeshjen e kthimit.

Juventusi ka pësuar një humbje me rezultat 2:0 nga Atletico Madrid në ‘Wanda Metropolitano’, në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve.

Cristiano Ronaldo, që gjatë karrierës së tij ka fituar pesë tituj të Ligës së Kampionëve, e ka cilësuar si të vështirë natën kur Juventusi është mundur nga Atletico Madrid.

“Ishte një natë e vështirë. Tani le të besojmë. #finoallafine”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.

Ndeshja e kthimit në Torino mes Juventusit dhe Atletico Madridit luhet pas tri javëve, dhe në ‘Allianz Stadium’ do të mësohet emri i skuadrës që do të kalojë në çerekfinale.