Dështojnë LA Lakers dhe Bulls, rikthehet te fitorja Golden State

Basketboll 10 Janar 2022 10:01

Golden State Warriors është rikthyer te fitorja pas dy humbjesh radhazi. Steph Curry mori ekipin e tij prej dore për të fituar takimin me rezultatin 96-82 kundër Cleveland Cavaliers. Ishte pikërisht ylli i ekipit Curry që shënoi edhe më shumë pikë në këtë takim. Numri 30 i Warriors shënoi 28 pikë, më shumë se kushdo tjetër.

LeBron James ka qenë magjik në sfidën midis Los Angeles Laker dhe Memphis Grizzlies, por forma e tij nuk ka mjaftuar. James shënoi i vetëm 35 pikë në këtë takim, por ekipi i tij u mposht me rezultatin 119-127.

Është ndalur edhe Chicago Bulls nga Dallas Mavericks. Demat u mposhtën me rezultatin 113-99 në një ndeshje që shkëlqeu slloveni Luka Doncic. Ai shënoi 22 pikë në këtë takim.

Minnesota Timberwolves i ka shkaktuar një humbje të thellë Houston Rockets me rezultatin 141-123. Towns ishte i pandalshëm duke shënuar 40 pikë dhe 9 rebound, transmeton oversport.

Fitore të ngushta për Washington Wizards 102-100 kundër Oralndo Magic dhe Toronto Raptros 105-101 kundër New Orleans Pelicans. Denver Nuggets fituan 99-95 kundër Oklahoma City Thunder, ndërsa Portland Trail Blazers mposhti Sacramento Kings me rezultatin 103-88.

-->