Dështon eksperimenti i Challandes, Kosova pëson humbje nga Guinea

Futboll 08 Qershor 2021 18:04

Pas dy fitoreve radhazi ndaj San Marinos dhe Maltës, Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje nga ajo e Guinesë.

Ndeshja e luajtur në “Arslan Zeki Demirci Spor Kompleks” përfundoi me fitorne e Guineas me rezultat 2-0.

Golat për Guinenë u realizuan nga Kouyate në minutën e 60’ dhe Kantë në minutën e 66’, kurse për Kosovën realizoi Manaj në minutat shtesë të ndeshjes.

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes në këtë sfidë u paraqit me emra të rinjë, kryesisht lojtarë që luajnë në Superligën e Kosovës e të cilët nuk u treguan aq efikas sa pritej.

Miqësorja e radhës e Kosovës është ajo kundër Gambisë të premten më 11 qershor.

-->