Dështon “pista” Juventus, këto skuadra mbeten në garë për Suarezin

Futboll 16 Shtator 2020 17:56

Transferimi i Luis Suarezit te Juventusi ka dështuar, megjithatë për yllin uruguaian ka interesim edhe nga dy klube të tjera.

Për shërbimet e tij kanë shprehur interesim Atletico Madridi dhe Paris Saint-Germaini.

Sipas AS ish-futbollisti i Liverpoolit ka tri alternativa në dispozicion; qëndrimin te Barcelona, transferimin te Atletico apo PSG-ja.

Raportohet se trajneri i Atleticos, Diego Simeone, i ka hapur derën yllit të Barçës dhe e ka ftuar t’i bashkohet atij në Madrid, derisa finalisti i Ligës së Kampionëve, PSG-ja, ia ofron mundësinë për t’u bashkuar me Neymarin në Parkun e Princave.

-->