Dështon transferimi i Bale në këtë skuadër

Futboll 24 Korrik 2019 12:00

Përfaqësuesit e Gareth Bale nuk munden të arrijnë një marrëveshje me skuadrën e Superligës kineze Jiangsu Suning, sipas raportimeve të fundit.

Uellsiani duket se do të largohet nga Real Madridi këtë verë pasi menaxheri Zinedine Zidane publikisht deklaroi dëshirën e tij për largimin e tij.

Raportet në Kinë, përmes Oriental Sports Daily, që dalin të mërkurën, megjithatë deklarojnë se përfaqësuesit e Bale nuk arritën marrëveshje me Suning ose ndonjë klub tjetër kinez dhe nuk do të shkojë në shtetin aziatik.

Spekulimet thanë se Bale do të fitonte 1 milionë euro për javë me Jiangsu Suning, me këta të fundit që filluan ta ndjekin lojtarin në rrjetet sociale.

Mediat lokale shkruajnë se Suning do të nënshkruajë me dy lojtarë të huaj këtë verë, por 30-vjeçari nuk do të jetë një prej tyre.

Anësori u rikthye në aksion me Realin, duke shënuar një gol në fitoren ndaj Arsenalit mbrëmë.