Detaje nga ‘El Clasico’ që zhvillohet sot, 4000 agjentë e blindojnë “Camp Noun”

Futboll 18 Dhjetor 2019 10:07

Bota e futbollit sot ka vëmendjen tek “El Clasico” e famshme që zhvillohet në “Camp Nou”, midis Barcelonës e Real Madridit.

Për shkak të protestave të fundit, niveli i sigurisë në Barcelonë është më i madh se kurrë më parë.

Plot 4000 agjentë do të blindojnë stadiumin për të garantuar siguri maksimale.

Të dyja skuadrat do të dalin në të njëjtën kohë nga hoteli dhe nën përcjellje të policisë do të futen në stadium.

Gjithsej 32 mijë njerëz janë regjistruar për të marrë pjesë në protestën e grupit “Cunami Demokratik” në Camp Nou sonte në orën 18:00, dy orë para fillimit të El Clasicos mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Për këtë protestë janë caktuar katër pika grumbullimi përreth stadiumit, ku njerëzit do të mblidhen varësisht nga shtëpitë e tyre.

Organizatorët e protestës kanë insistuar se protesta e tyre nuk duhet ta ndikojnë rrjedhën normale të ndeshjes.

-->