Detajet e atentatit, ish-futbollisti u vra pasi vodhi drogë nga kriminelët serbë
Futboll
31 Korrik 2019
11:15

Dy javë pas vrasjes, dalin detajet e para të atentatit të ish-futbollistit të Afrikës së Jugut, Marc Batchelor.
Në vazhdim të hetimeve për vrasjen e tij në Johanesburg, dyshohet se Batchelor vodhi një ton kokainë nga një grup kriminelësh serbë.
Sipas policisë, Marc vdiq brenda automjetit ndërsa dy personat e maskuar qëlluan me 7 plumba në drejtim të tij.
Mediat në Afrikë të Jugut kanë raportuar se në këtë vjedhje ishte i përfshirë edhe serbi, Ivan Gjorgjeviç.
Dyshohet se ish-futbollisti është eliminuar për larje hesapesh midis bandash.