Detajet e meçit të Tefik Bjramit për titull bote

Tefik Bajrami, boksieri me prejardhje nga Podujeva që ushtron në Zvicër, nesër në cyrih zhvillon meçin e radhës, në boksin profesionist të vlefshëm për titull bote ne versionin WBU (World Boxing Union).
Bajrami, tashmë 40 vjeçar (12 fitore, 0 me KO dhe 1 humbje) do të përballet me turkun Ozcan Cetinkaya (27 fitore, 20 me KO, 13 humbje dhe 2 barazime). Kundërshtari i tij turk është 39 vjeçar dhe vitin e kaluar kishte luftuar për herë të parë për një titull ndërkombëtar (WBO International), por kishte pësuar në duel.
Tefik Bajrami, mban titullin gjerman në kategorinë deri në 91kg dhe titulli botëror në WBU, do të shënonte pikën më të lartë të karrierës së tij.
Bajrami është prej pak boksierëve me prejardhje shqiptare që ka zhvilluar edhe meçe të boksier profesionist në Kosovë, kështu që është i njohur për publikun kosovar dhe besohet që nesër do të ketë interesim të madh për këtë meç.