Detajet e policisë për sulmin e Kryetarit të FBOXK-së ndaj pjesëtarit të saj

Sporte luftarake 03 Mars 2018 12:39

Pas raporteve Insportit më herët dhe mediave tjera gjatë orëve të mbrëmjes, për rastin e kanosjes së zyrtarëve policorë nga Ramadan Selimi, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi dhe Kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, ju sjellim detajet e Policisë për këtë rast.

Në raportin e rregullt të policisë thuhet se “gjatë realizimit të detyrave zyrtare, dy zyrtarë policorë janë marr me të dyshuarin mashkull/shqiptar kosovar, i cili përveç pengimit/bllokimit të rrugës me veturën (Peugeot me targa vendore) që drejtonte në trafik nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor në detyrë, dhe po ashtu i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor gjatë përpjekjeve për të realizuar detyrën”, përcjell Insporti.

Policia njofton se është njoftuar prokurori kompetent lidhur me rastin, kurse i dyshuari është shoqëruar në stacion sipas procedurave dhe në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar, pastaj me urdhër verbal të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ramadan Selimi është Kryetar i Federatës së Boksit të Kosovës që nga viti 2002 dhe po ashtu është anëtar i Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës. FBOXK dhe KOK nuk kanë reaguar për këtë incident.

-->