Detajet të tjera nga aksidenti i tmerrshëm i Tiger Woodsit

Sporte tjera 24 Shkurt 2021 10:05

Në të martën ë kësaj jave u raportuar se Tiger Woods ka pësuar një aksident të tmerrshëm me makinë.

Ylli i golfit u dash që të nxirrej nga makina e tij përmes prerjeve që u bënë nga zjarrfikësve dhe stafi mjekësor.

Woods u dërgua me urgjencë në një spital krahinor të Los Angelesit për të marrë ndihmën e parë.

Por, tani kanë filluar të publikohen detaje se ai është zgjuar dhe po trajtohet nga lëndimet e pësuara nga aksidenti i rëndë.

Policia është duke e hetuar aksidentin e tij, mirëpo do t’i jap kohë legjendës së golfit që t’i sqaroj rrethanat.

Stafi mjekësor ka bërë të ditur se gjendja e tij është stabile dhe brenda pak ditësh ai do të lirohet që të shkojë në shtëpi.

-->