Dhimbje koke për Zidane, futbollisti i Real Madridit lëndohet dhe mungon disa javë

Futboll 26 Gusht 2019 21:04

Real Madridi ka marrë një ‘goditje’ tjetër pasi fantazisti James Rodriguez do të jetë jashtë fushave të gjelbërta për disa javë.

Lajmi është konfirmuar sot derisa lojtari ka pësuar një lëndim muskulor në ndeshjen kundër Real Valladolidit.

“Pas testeve mjekësore, James Rodriguez është diagnostifikuar me një lëndim muskulor”, thuhet në njoftimin e klubit madrilen.

Kështu, mesfushori kolumbian do të mungojë kundër Villarealit në fundjavën e ardhshme si dhe do t’i mungojë Kolumbisë kundër Brazilit dhe Venezuelës në ndeshjet ndërkombëtare.

James, i cili ka qenë i huazuar në dy edicionet e fundit te Bayern Munich, u zëvendësua nga loja me Valladolidin pasi ndjeu dhimbje.

Ish-futbollisti i Portos dhe Monacos pritej të largohej këtë verë, por që duket se trajneri Zinedine Zidane ka kërkuar qëndrimin e tij.

Gjithashtu, te Real Madridi mungojnë edhe Marco Asensio, Eden Hazard, Rodrygo dhe Brahim Diaz për shkak të lëndimeve.