Dhjetë lojtarët më të paguar në NBA, listë e befasishme

Stephen Curry është lojtari më i paguar në NBA aktualisht. Super ylli i Golden State Warriors është lider i ekipit kampion dhe dy herë MVP i ligës, kurse sivjet, Warriors janë liderë të renditjes në Konferecën Perëndimore dhe favoriti kryesor pë titull.
Përderisa për Curryn nuk është befasi që është lojtari më i paguar në NBA (34 milionë $), pak a shumë e njëjta mund të thuhet edhe për LeBron James, liderin e Cleveland Cavaliers, lojtarin më të mirë të kësaj gjenerate dhe një prej më të mirëve në histori të ligës, i cili paguhet 1 milion dollarë më pak sesa Curry.
Por, nëse hulumtohet nëpër listat e pagave të ekipeve të ligës NBA, mund të haset në emra shumë të befasishëm që janë ndër dhjetë lojtarët më të paguar.
Paul Milsapp i Denver Nuggets me pagë vjetore prej 31 milionë dollarësh nuk është i krahasueshëm në asnjë mënyrë me shumë lojtarë dhjetëshes së parë, por me pagë radhitet i treti.
Interesante ëhstë të përmendet edhe fakti se Toronto Raptors, aktualisht ekipi i dytë në Konferencën Lindore është ekipi i vetëm që ka dy lojtarë, ndër dhjetë më të paguarit për këtë sezon, kurse San Antonio Spurs, një prej ekipeve më të forta edhe këtë sezon, nuk e ka asnjë lojtar ndër 20 më të paguarit në ligë, që edhe nj herë dëshmon shkathtësitë e Gregg Popovichit për të bërë bashkë ekip fitues dhe për të mbajtur numër të madh të veteranëve pa tejkaluar kufijtë e pagave në NBA.
Në listën e 10 lojtarëve më të paguar gjendet edhe Gordon Hayward, lojtari i Bostonit, i cili i ka luajtur vetëm 5 minuta këtë sezon, meqë është lënduar në paraqitjen e tij të parë.
Sidoqoftë, Haywardit i “ecë” rroga vjetore prej gati 30 milionë dollarëve, në kohën kur ende nuk ka parashikim të saktë se kur Hayëard kthehet në parket.
Insporti ju sjell listën e 10 lojtarëve më të paguar në NBA dhe statistikat e tyre kryesore individuale këtë sezon.