Dhjetëra mijëra Euro dënime nga FIBA ndaj Bashkimit (DOKUMENTE)

Superliga 19 Nëntor 2018 23:25

Kampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi, duket se po shkon rrugës së Klubit Peja, që këtë sezon u përjashtua nga garat dhe ndërpreu veprimtarinë, për shkakto borxheve të mëdha ndaj lojtarëve dhë lëndëve të humbura në Arbitrazhin Ndërkombëtar të Basketbollit (BAT).

Ky organ i FIBA-s për zgjidhje të kontesteve midis lojtarëve dhe klubeve ka shqiptuar tri vendime në dëm të Bashkimit, që arrijnë vlerën  rreth 70 mijë Euro, raporton Insporti.

Rastet në fjalë, gjegjësisht dënimet që i janë shqiptuar Bashkimit janë:

Eric Palm rasti (BAT 1024/17); vlera ne euro 13,512.00

Ljubo Samadan rasti (BAT 1212/18); vlera ne euro 22,470.00

Aleksandar Gruev rasti (BAT 1207/18); vlera ne euro 32,670.00

Insporti edhe më herët kishte raportuar se si Bashkimit, i ishte shqiptuar një dënim nga BAT-i për rastin e lojtarit Eric Palm, i cili të drejtën për paratë e tij, gjegjësisht borxhin në vlerë rreth 13 mijë dollarë, e kishte fituar bashkë me agjentin Chalres Misuraca.

Po ashtu është e ditur se Bashkimi sivjet kishte pasur ndryshim në strukturat udhëheqëse të klubit, Fadil Sahiti ishte zgjedhur në postin e Kryetarit të klubit kohë më parë, duke trashëguar Shaqir Totajn në këtë post.

Mirëpo, Sahiti, para disa ditësh dha dorëheqje nga ky post duke u arsyetuar se për projektet dhe për dietë e tij nuk e ka pasur përkrahjen e nevojshme.

Aktualisht ushtrues detyre i Kryetarit të klubit është ish basketbollisti Rini Shpendi, kurse klubi në një njoftim me rastin e pranimit të këtyre vendimeve ka lëshuar një kumtesë në facebook.

“Këto vendime dëmtojnë buxhetin dhe reputacionin e KB Bashkimi si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke lënë pasoja të mëdha në rikuperimin sa më të shpejtë të klubit, sigurisht edhe në afrimin e përforcimeve me lojtarë e trajner të huaj, për shkak të borxheve të mbetura”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në një hulumtim në disa vazhdime, Insporti kishte raportuar edhe për kontratat e parespektuara që kishin për pasojë bankrotin gjegjësisht ndërprerjen e aktivitetit të KB Peja dhe problemeve të trashëguara, por të menaxhuara ana e KB Prishtina, që sivjet për herë të parë arriti të kalojë fazën e grupeve në FIBA Europe Cup, gjë që asnjë klub nga Kosova nuk e kishte bërë më herët.