Dhomat e zhveshjes në “Zahir Pajaziti” marrin pamje moderne
Futboll
25 Dhjetor 2019
20:46

Investimet në stadiumet kosovare kanë qenë të shumta gjatë viteve të fundit, ndërkohë që disa prej tyre tashmë veçse kanë marrë pamje moderne.
I tillë është edhe impianti në Podujevë i cili e mban emrin e heroit kombëtar “Zahir Pajaziti” që tashmë ka përfunduar edhe dhomat e zhveshjes.
Falë investimit të vëllezërve Batatina të cilët qëndrojnë në krye të klubit, dhomat e zhveshjeve kanë marrë pamje moderne dhe evropiane.
Kështu duken zhveshtoret e reja me kushte fenomenale për futbollistët vendas dhe mysafir:
Pamje nga zhveshtoret e stadiumit "Zahir Pajaziti"Edhe një investim i donatorëve kryesor të klubit – vëllezërve…
Gepostet von K.F. Llapi am Mittwoch, 25. Dezember 2019