Dhurata speciale që Taulant Xhaka e mori për ditëlindje (Foto)

Futboll 29 Mars 2018 12:18

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë dhe Baselit, Taulant Xhaka, dje festoi ditëlindjen e tij të 27-të, me ç’rast në mesin e shumë urimeve dhe dhuratave, kishte një më speciale.

Vëllai i tij , Graniti, i uroi ditëlindjen dhe në mesin e disa dhuratave të shtrenjta, duket se Taulanti ka marrë edhe një dhuratë mjaft speciale.

Në një postim të Granit Xhakës, ku uroi ditëlindjen e vëllait duke i shkruar “Happy Birthday vlla”, u pa një pako dhuratë nga “Louis Vuitton” dhe ra në sy po ashtu edhe një çelës veture, që duket se Taulanti e ka marrë si dhuratë. /Insporti.com

-->