Dhurata të cilën Rashford e mori nga Cristiano Ronaldo (Foto)

Futboll 10 Prill 2018 14:19

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, ka marrë një dhuratë fantastike nga Cristiano Ronaldo.

Dihet që Ronaldo, nga lojtarët që e njohin dhe shokët e tij, përveç se lavdërohet në fushë, portugezi gëzon respekt të madh edhe për shkak të sjelljeve dhe gjesteve të tij edhe jashtë fushës me miqtë e tij.

I fundit ka qenë një gjest i CR7, ku përmes një dhurate ka gëzuar goxha sulmuesin 20 vjeçar të Manchester United, Marcus Rashford, i cili kishte postuar një fotografi në rrjetin e tij social në “Instagram”, me dhuratën e marrë nga Ronaldo.

Rashford mori një palë patika, Nike Air Max 97 CR7, që janë të personalizuara për portugezin, kurse sulmuesi anglez në foton e postuar në Instagram duke i shfaqur ato, kishte shkruar: “Faleminderit për dhuratën Cristiano”.

Ky dizajn, ëshët emëruar “Portugal Patchwork” që mund të përkthehet pas a shumë si “E Qepura Portugeze”, derisa ato janë influencuar me këtë emër pikërisht nga rinia e Ronaldos, të cilit e ëma e tij kur ishte i vogël, i qepte patikat pasi portugezi luante gjithmonë futboll me ato dhe më pas i griste, duke mos pasur me çfarë të shkoj në shkollë pastaj dhe për këtë arsye e ëma e tij, ia qepte shumë shpesh.

Sot Cristiano Ronaldo është njëri ndër futbollistët më të mirë në botë dhe po ashtu për nga aspekti financiar, ka ecur goxha nga koha kur ishte fëmijë. /Insporti.com

-->