Diaz “ndez” ndeshjen me McGregorin: Ai fitoi me pikë ndërsa unë ia “shkërmoqa” fytyrën

Sporte luftarake 13 Gusht 2019 08:39

Në vitin 2016, Nate Diaz dhe Conor McGregor zhvilluan dy nga luftimet më të bukura në historinë e UFC.

Ishte Diaz ai i cili mposhti në ndeshjen e parë McGregorin, duke e rrahur brutalisht dhe duke thyer çdo parashikim për atë ndeshje.

Më pas McGregor si kampion në fuqi kërkoi një tjetër ndeshje, e cila përfundoi me fitoren e irlandezit por pa “KO”, kësaj radhe me pikët e arbitrit.

McGregor deklaroi para disa ditësh se po mendonte rikthimin në UFC dhe Diaz nuk humbi kohë për t’i kërkuar të zhvillohej ndeshja e tretë dhe e fundit midis tyre.

“Unë duhet ta kisha rrahur atë dhe të isha në rrugën time, por unë kisha besim se do të bënim një ndeshje tjetër dhe prita. Sikur të isha Conor, nuk do të kisha mundësi të flija natën, pasi unë ia “shkërmoqa” fytyrën para të gjithëve, ndërsa ai fitoi me pikë në ndeshjen e rikthimit të cilën e kërkoi si fëmijë. Mua nuk më intereson vendimi, por ama ne duhet të bëjmë një ndeshje të fundit”, është shprehur Diaz për ESPN, duke ndezur dhe njëherë idenë e një triologjie midis tij dhe McCregorit.

-->