Diçka e tillë nuk ka ndodhur në botën e tenisit

Tenis 10 Prill 2019 14:28

Rikthimet e mëdha në rezultat gjithmonë janë interesante në sport, por ajo që ka ndodhur në turneun e tenisit në Sanderlend është e vështirë edhe të mendohet.

Britanikja Tara Moore (e 225-ta në renditjen WTA), ishte në prag të humbjes në xhiron e parë të turneut, pasi setin e patë e humbi 0:6, në të dytin ishte duke humbur 0:5, ndërsa rivalja e saj, francezja Jessika Ponchet ishte vetëm një poen larg fitores. Mirëpo, Moore bëri rikthimin e madh dhe në fund fitoi me 0:6, 7:6, 6:3.

Britanikja ishte në prag të “biçikletës” (humbja me 0:6, 0:6), por nuk u dorëzua dhe në këtë iu gëzua fitores në meçin që nuk do ta harrojë kurrë.

Për rikthimin që mund të jetë më i madhi në historinë e tenisit, ajo ka komentuar shumë shkurt: “Kurrë as nuk e kisha ëndërruar”.

 

-->