Diego Costa tallet me gazetarët, u kollitet në fytyrë (VIDEO)

Futboll 12 Mars 2020 10:14

Pas fitores ndaj Liverpoolit, Diego Costa ka gjetur momentin edhe për t’u tallur me gazetarët që prisnin për intervista.

Në një periudhë kur koronavirusi ka futur në panik gjithë botën, Costa ka provokuar gazetarët duke u kollitur para tyre.

Shumë gazetarë kishin shkruar para fillimit të ndeshjes kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve mes Atleticos dhe Liverpoolit se kjo përballje duhej të ishte zhvilluar pa praninë e tifozëve.

Rreth 3000 tifozëve të Atleticos udhëtuan nga Spanja – njëra ndër vendet më të prekura nga virusi Covid-19 në Evropë – për ta përcjellë ekipin e tyre nga afër në Anfield. Megjithatë, jo të gjithë lojtarët e Atletico morën lëvdata në media pas ndeshjes.

Diego Costa i la të zemëruar gazetarët, pasi që kaloi rreth tyre duke u bërë sikur po kollitej, duke u tallur kështu me koronavirusin.

“Diego Costa kaloi në “mixed zone” duke u shtirur sikur po kollitej drejt të gjithëve që ishin në rend. Nuk ishte aq qesharake e as e përshtatshme”, ka thënë Carl Markham.

-->